Google ADS

SBAShK-drejtorive të Arsimit: Mos bëni lojëra

15:03 | 26 Tetor 2015
M. A.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka kritikuar drejtoritë Komunale të Arsimit të cilat janë vonuar me dhënien e kontratave individuale të punës duke lejuar që të kalojë shtatori dhe duke bërë kështu që të punësuarit në arsimin parauniversitar të punojë pa kontrata pune.

Kjo vonesë, sipas SBAShK-ut, nuk ka arsyetim sepse kontrata individuale të punës me tekstin unik për tërë territorin e Kosovës është punuar para përfundimit të vitit të kaluar shkollor dhe është promovuar para mediave nga vetë ministri iArsimit, Arsim Bajrami.

“Nga bashkëbisedat me mësimdhënës kuptohet se disa DKA, përveç vonesës në nënshkrimin e kontratave individuale të punës po kanë tendenca që të mos e respektojnë Udhëzimin Administrativ Nr. 10të MASHT për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky Udhëzim i datës 1 shator 2015 tregon qartë se kujt i takon kontrata individuale e punës në afat të pacaktuar.MASHT-i për të hequr çdo dilemëtë bashkëngjitur me Udhëzimin Administrativ nr. 10, u ka dërguar DKA-ve e përmbajtjen eplotë të Kontratës individuale të punës. SBASHK-u kujton drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit se edhe ata bashkë m e përfaqësues të MASHT-it e të SBASHK-ut bashkërisht kanë hartuar tekstin unik të kontratave individuale të punës dhe janë pajtuar me tekstin final të saj dhe prandaj tani nuk e kanë edhe as një arsye të bëjnë lojëra me të”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

SBASHK-u kujton po ashtu DKA-të se është duke mbledhur gjithë ankesat e mësimdhënësve që u është bërë e padrejtë, qoftë me rastin e ndarjes së orëve, qoftë edhe me kontratat individuale të punës dhe se ato do t’i prezantojë në MASHT duke kërkuar angazhimin serioze të menjëhershëm të Departamentit të Inspektorëve qendror dhe të atyre në për regjione.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme