Në Kosovë janë aktualisht 1250 raste aktive me koroniavirus.
Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 79 raste të reja me koronavirus nga 210 mostra të dyshimta të testuara gjithsej.
Kështu, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 2878, shkruan lajmi.
Nga numri total i rasteve pozitive, 1577 pacientë janë shëruar duke llogaritur edhe 71 persona të shëruar sot, ndërsa 51 raste kanë përfunduar me vdekje sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Kështu, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë mbetet ende shumë i lartë. Saktësisht 1250 raste vazhdojnë të jenë aktive.
E rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka vështirësuar edhe punën e mjekëve në Klinikën Infektive.
Deri sot në mesditë, në Klinikën Infektive kanë qenë të shtrirë 111 pacientë me koronavirus.
66 prej këtyre pacientëve janë në reparte me oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.
Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...