Sektori i blegtorisë edhe përgjatë vitit 2019 ka ndjekur një tendencë rënëse në numrin e krerëve të bagëtive, sasinë e prodhimit të qumështit dhe mishit. Nga ana tjetër është shënuar rritje në numrin e krerëve të pulave dhe vezëvë.
Prej 4 vitesh sektori i blegtorisë ka pësuar rënie të ndjeshme si në numrin e krerëve te bagëtive por edhe në prodhimin e qumështit dhe të mishit.
E njëjta tendencë rënëse është reflektuar edhe përgjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të INSTAT numri i gjedhëve ka shënuar një rënie prej 11.07 për qind në krahasim me vitin 2018.
Përqendrimi më i madh i tyre është shënuar në qarkun e Fierit me 16,33 % dhe në qarkun e Elbasanit me 10,38 %.
Në raport vihet re se edhe sasia e qumështit të prodhuar gjatë këtij viti është ulur me 2.8%.
Prodhimi i qumështit në vitin 2019 është 1,11 milionë tonë ku dominon ai lopës me 85%, 7.3% i deles dhe 7.5% i dhisë.
Sasia e mishit ka rënë me 2.7% dhe u prodhuan 157 mijë tonë.
Nga ana tjetër kemi një rritje të numrit të krerëve të pulave ku numërohen më shumë se 5 milionë të tilla në krahasim me 4.9 milionë që ishin një vit më parë.
Kjo ka sjellë dhe rritjen e prodhimit të vezëve me rreth 5 %.
Gjatë vitit 2019 u prodhuan 865 milionë kokrra vezë nga 828 milionë që ishin vitin parardhës./oranews
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...