Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, kosovari Gent Cakaj, sot gjatë konferencës për media të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, i dha vetës të drejtë të flas për marrëveshjes sekrete mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai, ditë më parë përmes një postimi në Facebook, po ashtu bëri ditur se gjatë vizitës së tij në Uashington, ka biseduar me Richard Grenëll për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
E këtë veprim të Cakajt, kryeredaktorja e arbresh.info, Elvinë Sefiu e sheh eufori dhe përzierje të tij në punët e Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, shkruan se “Gent Cakaj nuk e pati problem të përzihet në punë tona”.
Sefiu, shkruan se Cakaj nga pozita e uzurpuar jo moralisht në krye të diplomacisë shqiptare, që vazhdon ta ketë si ushtrim detyre, paska vendosur të flasë e të vijë në Kosovë me mesazhe nga Uashingtoni.
“Vetë Edi Rama nuk “guxoi” të marrë rolin e kryefamiljarit të flas për Kosovën, por Gent Cakaj nuk e pati problem të përzihet në punë tona. Nga pozita e uzurpuar jo moralisht në krye të diplomacisë shqiptare, që vazhdon ta ketë si ushtrim detyre, paska vendosur të flasë e të vijë me mesazhe nga Uashigtoni”, shkruan Sefiu./arbresh.info
Postimi i saj i plotë:
Vetë Edi Rama nuk “guxoi” të marrë rolin e kryefamiljarit të flas për Kosovën, por Gent Cakaj nuk e pati problem të përzihet në punë tona. Nga pozita e uzurpuar jo moralisht në krye të diplomacisë shqiptare, që vazhdon ta ketë si ushtrim detyre, paska vendosur të flasë e të vijë me mesazhe nga Uashingtoni. Euforia e tij, për të treguar një takim me Grenellin në ndonjë nga korridoret në Uashington u shpërfaq edhe në Prishtinë, duke “na hapur sytë” se nuk paska marrëveshje sekrete, lëvizje territori e as nxitim për marrëveshje të dëmshme. Po, e dimë, edhe qa po merr yrysh…? Relaksohu se këtë po na e thotë edhe Uashingtoni direkt, edhe Bashkimi Evropian secilën herë në komunikimet e tyre.
Edhe më shumë do të doja të kuptoja se si ju ke prezantuar Grenellit.
Cakaj: z.Grenell?
Grenell: Po, më falni?
Cakaj: Jam nga Kosova, dhe atje ka disa shqetësime për disa çështje, pastaj jam edhe nga Shqipëria por nuk e di si të sqaroj pozicionin tim. Më kanë dhënë postin, jo siç ndodhë zakonshëm, duke ja marrë një diplomati të shquar shqiptar, Ditmir Bushati, prandaj po shfrytëzoj rastin t’ju pyes se…
Shumë afër fizikisht, e sa larg në aspektin intelektual je nga Edi Rama. Shfrytëzoje gjithë atë “shkollim politik” që po ta jep, dhe merrja edhe mësimin se “vëllau nuk përzihet në shtëpinë e vllaut, e aq më pak të voglit”.
Statusi i Gent Cakajt:
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...