Google ADS

Paralajmërohen temperatura të larta në Korrik, rekomandohet për kujdes

19:32 | 30 Qershor 2020
L G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në ditët e para të muajit të korrikut temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.

IHKM njofton se do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare, kurse të enjten përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius..

“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s./arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike. Masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane vazhdojnë me të njëjtën ritëm, sa i përket fushave termike. Do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare. Të enjten përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme