Bayern Munich vendos të mos e blejë Perisic, lojtari do rikthehet te Inter-i

19:16 | 30 Qershor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Ivan Perisic, pritet të rikthehet te Inter-t gjatë verës, pasi Bayern Munich nuk e aktivizojë mundësinë e blerjes.

Perisic e kalojë këtë sezon huazim në “Allianz Arena” duke kontribuar me 15 gola në 30 paraqitje, derisa fituan edhe titullin e Bundesligës, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti gjerman kishte mundësinë e blerjes për 20 milionë euro, por sipas Sky Sport Deutschland, ata nuk do e aktivizojnë këtë mundësi.

Bayern dëshironte të negocionte që ky çmim të zvogëlohet, mirëpo duhet ta paguajnë kroatin 10 milionë euro për sezon.

Në sytë e Bayern, kjo është vlerë e madhe dhe do të investojnë të ndonjë lojtar tjetër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme