Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane dhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien janë të fokusuar që të fitojnë titullin e La Liga-s për sezonin 2019/20.
Zidane nuk ishte duke kaluar një sezon të lehtë shkaku i humbjeve ndaj City e Betis para pandemisë së koronavirusit, gjë që bëri të kishte kritika, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Setien ende nuk ka arritur të bind lojtarët dhe thuhet se mund të shkarkohet në javët e ardhshme.
Gjatë javëve të kaluar, Setien ka ‘ngacmuar’ me disa fjalë Real Madrid-in, por Zidane e ka injoruar dukshëm.
“Nuk mendoj se Real Madrid do të fitojë të gjitha ndeshjet”, tha Setien për të vendosur në presion “Mbretërit”.
Mirëpo, Zidane ka refuzuar të përfshihet në këto lojëra dhe i tërë fokusimi i tij është te skuadra.
“Nuk kam ndonjë gjë për La Liga, kjo do vendoset në ditën e fundit”, e ktheu përgjigjen Zidane.
Momentalisht Real-i është në pozitën e parë në tabelë, dy pikë më shumë se rivali, i cili sonte (e martë) do këtë punë mjaftë të vështirë kundër Atletico Madrid-it./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...