Presidenti amerikan Donald Trump i tha ish-kryeministres britanike Theresa May se ishte ‘e dobët’ dhe e quajti kancelaren gjermane Angela Merkel ‘budallaqe’ në një seri thirrjesh telefonike, sipas reporterit veteran Carl Bernstein.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gazetari që nxori skandalin e Watergate tha se presidenti amerikan ishte shumë “më miqësor” me Vladimir Putinin, duke i folur atij me tonin e “dy djemve në një banjë me avull”.
Madje thuhet se Trump ishte aq i papërgatitur për thirrjet me liderët botërorë në të cilët ai ishte ‘i mbizotëruar nga kundërshtarët’ dhe ‘armiqësor ndaj aleatëve tradicional’, sa që disa zyrtarë amerikanë e konsideruan atë si një rrezik për sigurinë kombëtare, sipas raportit të Bernstein për CNN.
Burimet pretendojnë se presidenti amerikan është mburrur vazhdimisht me Muhamed bin Salmanin e Arabisë Saudite dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut në lidhje me pasurinë e tij dhe “gjenialitetin” e tij.
Ndërsa bisedoi me Putinin, Presidenti raportohet se u mburr për suksesin e tij ‘të paparë në ndërtimin e ekonomisë amerikane dhe kritikoi‘ për dobësitë ata që i shërbyen para tij – veçanërisht Barack Obaman.
Burimet thanë se të gjitha këto thirrje të klasifikuara janë regjistruar nga njerëz profesionistë që mbanin shënime, së bashku me tekstet kompjuterike të krijuara nga zëri.
Sipas Bernstein, sulmet më të tmerrshme të Trump u bënë ndaj drejtueseve botërore.
Kështu, bisedat e tij me Theresa May midis 2016 dhe 2019 u përshkruan si ‘poshtëruese dhe ngacmuese’.
Ai thuhet se e quajti ish-kryeministren një “budallaqe” dhe tha se ajo ishte “pa kurrizore” për Brexit, imigracionin dhe NATO-n.
Një burim i tha: ‘Disa nga gjërat që ai i tha Angela Merkel janë thjesht të pabesueshme… Ai është më i vështiri me ata që i shikon si të dobët dhe më i dobëti me ata me të cilët duhet të jetë i ashpër’.
Trump gjithashtu raportohet se injoroi kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për t’i kërkuar Merkel që ta mbante publikisht përgjegjës Putinin për helmimin në Salisbury të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.
Veç këtyre, thuhet gjithashtu se Trump kishte “ngacmuar dhe dekurajuar” rregullisht një numër udhëheqësish të tjerë botërorë, përfshirë Scott Morrison të Australisë, Emmanuel Macron të Francës dhe Justin Trudeau të Kanadasë.
Por një zëdhënës i Morrison mohoi pretendimet, duke thënë: “Kryeministri ka pasur vetëm telefonata të sjellshme, respektuese dhe pozitive me Presidentin”.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...