Google ADS

COVID-19 i merr jetën mjekut shqiptar, Arjan Pushi

15:47 | 30 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar për vdekjen e mjekut Arjan Pushi, i cili ishte i prekur nga virusi COVID-19.

Sipas saj, kontributi i Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Ndarja nga jeta e profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite. Kontributi i çmuar i profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Me gjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në Spitalin Infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prefsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira”, ka shkruan Manastirliu.

Në Shqipëri aktualisht janë 1,014 persona aktivë me COVID-19, ku 58 kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme