Vritet gjatë një sulmi këngëtari etiopian Hatchalu Hundessa

15:42 | 30 Qershor 2020
Arbresh.info

Këngëtari dhe aktivisti i njohur etiopian, Hatchalu Hundessa është vrarë gjatë një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë vonë në Addis Ababa, raporton Anadolu Agency (AA).

Këngëtari, tekstshkruesi dhe aktivisti i mirënjohur nga bashkësia etnike Oromo, Hatchalu u vra në lagjen juglindore të Gelom Condominium, ndërsa sulmuesit u arratisën nga vendi i ngjarjes.

Hatchalu është anëtar i bashkësisë etnike Oromo, e cila është mazhorancë në Etiopi, ndërsa ishte një nga drejtuesit e protestave tre vjeçare anti-qeveritare në të cilën ai luftoi kundër diskriminimit që komuniteti i tij përjetoi deri në vitin 2018 dhe ardhjen e Abiya Ahmedit si kryeministër në Etiopi.

Kryeministri Ahmed dërgoi mesazh ngushëllimesh për vdekjen e artistit dhe deklaroi se Etiopia ka humbur një shpirt të dashur.

Policia ka nisur një hetim për vrasjen dhe arrestoi disa të dyshuar.

Anëtarët e komunitetit Oromo kanë organizuar protesta masive në Addis Ababa dhe qytete të tjera dhe po kërkojnë që autorët e vrasjeve të kapen dhe të ndiqen penalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme