Policisë së Kosovës i ka dështuar tenderi për furnizim me jelek reflektues dhe dorëza.
Tenderi është anuluar ani pse ofertat e tyre kanë dërguar 6 Operator Ekonomik, ndërsa asnjëri prej tyre nuk është vlerësuar si i përgjegjshëm, shkruan arbresh.info.
“Anulohet aktiviteti i prokurimit në mungesë të ofertave të përgjegjshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftimin për anulim të tenderit të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet gjithashtu se anulimi është bërë pasi një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit.
Ndërsa me hapje të kontratës ‘furnizim me jelek reflektues dhe dorëza’ ishte parashikuar të shpenzohen afër 100 mijë euro ose saktësisht 97.990, euro.
Aty ishin cekur të gjitha kushtet e pjesëmarrjes ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët ishte kriter për dhënie të kontratës./arbresh.info/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin