Nëse besoni në testet që bëjnë psikologët dhe që kanë një saktësi gati maksimale, atëherë sfidojeni veten! Ky është momenti! Imazhi i parë që ju dalloni në këtë foto, tregon një të vërtetë të madhe për ju! Provojeni!
Çifti
Ju jeni një person që preferoni të shfrytëzoni më shumë jetën me dikë tjetër. Ju keni dëgjuar që lumturia më e mirë fitohet kur jemi vetëm, por ju preferoni të kundërtën! Doni të jeni me njerëz të veçantë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë. Besoni në idenë se ne nuk kemi lindur për të qenë vetëm dhe ju mund të keni më shumë lumturi dhe frymëzim kur rrethoheni nga ata që doni. Mos u ndikoni nga kritikat e atyre që nuk jetojnë të njëjtin realitet, pasi të gjithë ju e dini që mund të jemi të lumtur vetëm, por kjo nuk është gjithmonë e lehtë!
Pema
Ju mund të jeni shumë të vrazhdë dhe mosmirënjohës me njerëzit kur gjërat nuk shkojnë sipas vullnetit tuaj dhe kjo shkakton një traumë të thellë në marrëdhëniet tuaja. Edhe pse gjithmonë përpiqeni të justifikoni këtë sjellje, duhet të ndryshoni nëse nuk doni të jeni vetëm. Kuptoni që nuk jeni i vetmi që përjetoni probleme. Të gjithë njerëzit duhet të merren me realitetin e jetës në një moment, por keqtrajtimi ndaj atyre që na mbështesin nuk zgjidh asgjë. Filloni të jini mirënjohës për ata që janë gjithmonë pranë jush dhe do të shihni se si jeta do t’ju sjellë më shumë gjëra të mira. Realiteti që doni të jetoni fillon me veten tuaj.
Fëmija
E vërteta për ju, sipas së cilës shumë njerëz ju gjykojnë, është se ju jeni “egoist”, por, duke analizuar sjelljen tuaj më nga afër, nuk ka asgjë të keqe në këtë. Egoizmi juaj nuk është i keq dhe as nuk ka për qëllim të dëmtojë askënd, ju vetëm e vendosni veten si përparësi dhe nuk e komprometoni lumturinë tuaj për të mirën e kujtdo. Luftoni për ëndrrat, mos sakrifikoni nevojat tuaja dhe mos investoni kohë dhe ndjenja në ata që nuk bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund t’ju quajnë egoist, por e vërteta është se ju jeni të mençur.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...