Versioni paraprak i platformës Windows 10 ka filluar të zgjerohet

09:23 | 29 Mars 2015
Arbresh Info

Nëse me padurim keni pritur të provoni versionin paraprak të platformës Windows 10 në telefonin tuaj, por pajisja juaj nuk ka qenë pjesë e listës së shkurtë, tani ne kemi disa lajme të mira për këtë çështje. Microsoft sapo ka lëshuar një listë të pajisjeve që pritet të mbështesin sistemin e ardhshëm operativ të kompanisë, përfshirë modelet Lumia si 1020, 1320 dhe 1520. Do të kalojë rreth një javë deri në lëshim të këtij përditësimi, ndonëse nuk është premtuar ndonjë datë, si dhe lista e pajisjeve që është specifikuar mund të ndryshojë.

Deri tani, dallimi ndërmjet madhësisë së ndarjes ka mbajtur platformën Windows 10 të disponueshme vetëm për disa pajisje, por  menaxheri i aplikacionit Windows Insider, Gabriel Aul thotë që kodi duhet të ndryshojë në mënyrë që platforma të ofrojë mbështetje edhe në më shumë pajisje. Nëse keni ndonjë pajisje të modelit Lumia, së shpejti një përditësim i madh do të jetë në dorën tuaj./itShqip

Lista aktuale e telefonave të mbështetur:

Lumia 1020
Lumia 1320
Lumia 1520
Lumia 520
Lumia 525
Lumia 526
Lumia 530
Lumia 530 Dual Sim
Lumia 535
Lumia 620
Lumia 625
Lumia 630
Lumia 630 Dual Sim
Lumia 635
Lumia 636
Lumia 638
Lumia 720
Lumia 730
Lumia 730 Dual SIM
Lumia 735
Lumia 810
Lumia 820
Lumia 822
Lumia 830
Lumia 920
Lumia 925
Lumia 928
Lumia ICON
Microsoft Lumia 430
Microsoft Lumia 435
Microsoft Lumia 435 Dual SIM
Microsoft Lumia 435 Dual SIM DTV
Microsoft Lumia 532
Microsoft Lumia 532 Dual SIM
Microsoft Lumia 640 Dual SIM
Microsoft Lumia 535 Dual SIM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme