Në një intervistë për “SiriusXM CBC”, këngëtarja e famshme Katy Perry ka treguar për momentin më të vështirë të jetës së saj.
Në vitin 2017 ajo u përball me një regres në karrierën e saj si dhe ndarjen nga partneri Orlando Bloom. Albumi i 3 viteve më parë të artistes u rendit në fundin e charteve muzikore amerikane dhe pati më pak sukses se të tjerët. Pas ndarjes nga aktori britanik me të cilin tashmë pret një vajzë, Katy Perry theksoi se gjendej buzë greminës dhe po mendonte të kryente vetëvrasje.
“Karriera ime ndryshoi trajektore dhe jeta ime personale ishte buzë greminës ndihesha sikur kisha prekur fundin dhe doja t’i jepja fund jetës time” -tha ajo duke emocionuar të gjithë fansat./lapsi.al/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...