Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka një Auto-Kamp.
Sipas tij, ky kamp gjendet pikërisht në komunën të cilën ai e drejton.
Hakuka, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në kuadër të këtij projekti kemi krijuar hapësira për 10 vetura për kamping, hapësira gjelbëruese, ulëse për pushim, pajisje sportive dhe lodra për fëmijë.
“Ofertat turistike në komunën tonë, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e ecjeve dhe vende për piknik, sot kemi pasuruar edhe me një ofertë tjetër, ku në një hapësirë me plot bukuri natyrore në Prizren, për herë të parë në Kosovë, kemi realizuar projektin për “Auto-Kamp”, ka shkruar ai./arbresh.info
Postimi i plotë:
Kosova tanimë ka edhe një vend për Auto-Kamp!
Ofertat turistike në komunën tonë, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e ecjeve dhe vende për piknik, sot kemi pasuruar edhe me një ofertë tjetër, ku në një hapësirë me plot bukuri natyrore në Prizren, për herë të parë në Kosovë, kemi realizuar projektin për “Auto-Kamp”.
Në kuadër të këtij projekti kemi krijuar hapësira për 10 vetura për kamping, hapësira gjelbëruese, ulëse për pushim, pajisje sportive dhe lodra për fëmijë. Në këtë vend tanimë turistët mund furnizohen edhe me rrymë dhe nevojat tjera që iu duhen një vend-kampingu të tillë.
Kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ku investimet do të vazhdojnë edhe më tej me kyqjen e ujit, vendosjen e dush-kabinave, si dhe qasjen në rrugën kryesore.
Falënderoj shoqatën e bjeshkatarëve Sh.B. Sharri për gatishmërinë e treguar për mirëmbajtjen e kësaj hapësire që ndodhet në afërsi të Marashit, dhe ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë por edhe ta mbrojnë këtë ambient, që është pasuri e gjithë neve!
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...