Haradinaj për takimin me Ramën: Është e pamundur të takohet paditësi me të paditurin

21:21 | 29 Qershor 2020
L G

Ish- kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se pse nuk mund të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.

Haradinaj, tha se ka pasur interesim për takim mes tyre, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur, pasi këta të dy janë palë në një konflikt ligjor.

“Ka pasur interesim, por është e pamundur me u taku i padituri me paditësin . Është një konflikt ligjor, kur i padituri takon të paditurin. Është një situatë që nuk më lejon të takohem me të”, u shpreh Haradinaj në “DebatPlus”, raporton arbresh.info.

Ndryshe, Rama ka paditur Ramish Haradinajn për shpifje, dhe e njëjta padi është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme