Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se me marrëveshjen e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova, që rrjedh nga marrëveshja kryesore
“Shtegu kulturor Gjurmëve të Nënës Terezë”, e që është pjesë e programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni Veriore, në Prizren do të funksionalizohet muzeu i Nënës Terezë.
Ky projekt ka për qëllim t’i mbledhë dhe t’i ruajë kujtimet për Nënë Terezën, t’i ndajë ato me njerëzit dhe të kontribuojë në nxitjen e mirëkuptimit dhe kohezionit brenda shoqërisë, të ndërtuar mbi parime të barazisë, humanizmit dhe solidaritetit, ashtu siç punoi gjithë jetën Nënë Tereza.
Një ekipë kuratoriale si bashkëpunim i ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare do të përkujdeset që jeta e Nënës Terezë të shpaloset përmes tregimeve për jetën e saj.
Me këtë rast, ftohen të gjithë ata që kanë pasur fatin ta takojnë Nënë Terezën, të bashkëbisedojnë me të, t’ia dëgjojnë fjalët e rrëfimet, ose të shkëmbejnë ndonjë letër me të, t’i ndajnë ato me CHwB Kosova, nëpërmjet e-mail adresës [email protected], apo nëpërmjet numrit të telefonit +383 44 940 079.
Në këtë menyrë kujtimet e qytetarëve me humanisten dhe shenjtoren Nënë Terezë, do të ruhen dhe do të mbesin përgjithmonë në muzeun që do të themelohet në Prizren, qytetin e rrënjëve të saja, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...