Komuna e Prishtinës sot u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi ynë po përballet me një shtim të konsiderueshëm të rasteve të reja.
Në një njoftim për media thuhet se mbajtja e distancës fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit, janë masat që qytetarët duhet t’i respektojnë domosdoshmërisht.
Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 mars deri sot janë 588 raste me koronavirus prej të cilave 444 janë ende aktive.
Komuna e Prishtinës ka 141 raste të shëruara dhe tri raste me fatalitet. Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...