Komiteti për menaxhimin e situatave i ngritur në nivelin e shkallës së dytë të rrezikshmërisë, ka vlerësuar gjendjen në të cilën është Komuna e Gjilanit në aspektin e shëndetit publik dhe janë analizuar burimet e fundit të cilat kanë rezultuar pozitiv ne test, e që lidhen me burime në vendin e punës.
Kryetari Lutfi Haziri, pas takimit që kishte me komitetin ka deklaruar se rastet e fundit në Gjilan, kontaktin me infeksionin e kanë nga vendet e tyre të punës në institucionet dhe detyrat zyrtare shtetërore, por edhe nga puna në sektorin privat.
“Angazhimi në menaxhimin e rasteve pozitive në Gjilan është i vazhdueshëm përmes ekipeve mjekësore, monitorimin nga inspektorët komunal dhe punën e madhe që e bënë policia dhe institucionet tjera përgjegjëse. Deri më tani janë testuar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik 1442 qytetarë, prej të cilave raste aktive i kemi 71, të shëruar 91, nga jeta janë ndarë 3 qytetarë të cilët kishin edhe probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë ai.
Haziri ka potencuar se pikë e zezë në pandemi mbetet edhe më tutje vdekja e Agon Musliut, në karantinë në Prishtinë, e cila lidhet me zhvillimet e pandemisë dhe presim që hetimet ta zbardhin rastin e tij deri në fund.
Gjithashtu ai ka konfirmuar se inspektorët e Komunës së Gjilanit janë duke punuar në respektimin e rekomandimeve shëndetësore, atyre të Komitetit të Emergjencave dhe manualit që e ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë dhe e njëjta kërkohet edhe nga qytetarët.
I pari i Gjilanit ka apeluar te të gjithë qytetarët për kujdes maksimal, duke zbatuar masat mbrojtëse dhe ka paralajmëruar masa rigoroze nëse vazhdon trendi i infektimit në rritje.
“Nëse vazhdon kështu në rritje trendi negative i përhapjes së infeksionit, unë jam kategorik për ashpërsim të masave. Po punojmë vazhdimisht me këtë ekip, me këshillat e fshatrave dhe me institucionet tjera publike që të mos vijë deri aty. Kemi bërë përgatitjen për pritjen e bashkatdhetarëve, janë hapur të gjithë kufijtë, aeroporti dhe kufijtë tokësorë. Gjatë kësaj jave me kërkesën tonë do të hapet edhe pika kufitare Stançiq – Bellanoc. Të shkojmë drejtë normalizimit por me masa shtesë të kujdesit dhe shpresojmë shumë në normalizim të plotë”, tha Haziri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...