Zemaj: Rritja e të prekurve me Covid 19 është pasojë e mosrespektimit të masave

14:34 | 29 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj kë thënë se rritja e numrit të të prekurve me Covid 19 është pasojë e mosrespektimit të masave.

Zemaj në një konferencë për medie ka thënë gjithashtu se kras Infektives edhe tri klinika të tjera janë aktivizuar për pacientet me covid 19, shkruan arbresh.info

“Ne jemi në fazën e tretë të hapjes graduale ekonomike, shumica e veprimtarive janë lejuar e kjo ka rezultuar me rritje të numrit të të infektuarve me Covid 19. E gjithë kjo është si pasojë e mos respektimit të masave të ndërmarra. Kemi aktivizuar tri klinika të tjera në QKUK në mënyrë që t’i ndalin në ndihmë infektives”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se janë duke përgatitur edhe janë duke përgatitur për të bërë  testime në masë.

“Jemi duke përgatitur strategjinë e re të testimeve me qëllim që të shkojmë me testime dhe në masë. Jemi duke bërë përpjeke që të mos ketë kthim në asnjë masë”, ka shtuar ai.

Ndryshe gjatë kësaj konference ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se ka thënë se përdorimi i masave do të jetë i domosdoshëm gjatë tërë kohës. Ai këtë e ka deklaruar pas takimit të komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirus, shkruan arbresh.info.

Hoti ka shtuar gjithashtu se çdokush që nuk i respekton, mbajtjen e maskës dhe distancën fizike bënë vepër penale.

“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dal jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është mbi të gjitha. Kemi 49 raste me fatalitet, klinika infektive është e stërmbushur. Masat janë shumë të thjeshta dhe shumë të qarta, maskat, distanca fizike dhe larja e duarve. Jemi të obliguar t’i respektojmë, çdokush që nuk i respekton bënë vepër penale sepse rrezikon jetën e vet dhe të qytetarëve të tjerë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme