Një person është arrestuar mëngjesin e së dielës në Gjilan pasi dyshohet për lëndim të lehtë trupor
I njëjti pas një mosmarrëveshje në një aksident trafiku ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka marrë lëndime të lehta trupore sipas raportit të mjekut.
“Rr. Kamenicës, Gjilan 28.06.2020-04:30. Raportohet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje pasi që kishte ndodhur një aksident trafiku ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull me ç ‘rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Gjithashtu PK ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt./arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës