Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë pasi dyshohet për dhunë në familje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, shkruan arbresh.info.
“Prishtine 28.06.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe vajzën e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu PK ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues