Google ADS

Rrahje mes dy marokenëve dhe një kosovari, lëndohen disa persona e dëmtohet një veturë

09:16 | 29 Qershor 2020
Arbresh.info

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit janë dy shtetas maroken dhe një kosovar, shkruan arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet gjithashtu se lidhur me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre meshkuj Kosovar, dy prej të cilëve kishin marrë lëndime trupore.

Ndërsa, tjetrit i është dëmtuar automjeti.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 27.06.2020-19:35. Janë arrestuar tre meshkuj dy shtetas Maroken dhe një kosovar, të cilët ishin rrahur në mes vete. Lidhur me rastin në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre meshkuj kosovar dy kishin marrë lëndime trupore, ndërsa njërit iu ka dëmtuar automjeti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme