Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka kryer ndryshime të reja në ligjin për azilantët. Zv Ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se ligji i ri pritet të përmirësojë situatën me azilantët në disa drejtime, duke forcuar kapacitetet në kufi, me ngritjen e disa kampeve por dhe lehtësuar procedurat e verifikimit për refugjatët.
Ministria e Brendshme ka kryer ndryshime në ligjin për azilantët, ku me propozimet e reja lehtësohen procedurat për përfitimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes ndërkombëtare.
Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se me ndryshimet e reja do forcohen kapacitetet në kufi, duke u ngritur kampe në kufi, do bëhet intervistimi i shpejtë i tyre, ku në fokus do jenë kriteret për personat që marrin azilin.
Voda: Është forcimi i kapaciteteve pritëse në kufi. Qëndra të përkoshëm të pritjes së emigrantëve.
Voda shprehet se ligji i ri pritet të rrisë identifikimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm në vend, shmangien e lëvizjeve të tyre në territor, si dhe specifikim më të saktë të peronave që kërkojnë azil politik.
Voda: Futja e kësaj procedure do të ndihmojë në seleksionimin më të shpejtë të këtyre individëve duke i kategorizuar që në fillim.
Ligji pritet të jetë i ashpër për një kategori të refugjatëve të cilët janë shkelës dhe do u refuzohet kërkesa për azil, por dhe do vendosen kufizime të lëvizjeve nga qendra e azilantëve në Babrru.
Voda: Do të duhet një monitorim më i rreptë dhe ca kritere më të rrepta për ta që do të jenë në qendrën pritëse.
Projektligji i ri është ende në fazën e propozimit, ndërsa pas konsultimeve në komisionet parlamentare, pritet të votohet në kuvend.
Ndryshimet e reja pritet të përmirësojnë situatën aktuale të refugjatëve, të cilët shpeshherë janë bërë problem duke u përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...