Arsenal është i interesuar për shërbimet e mesfushorit së Levante-s, Enis Bardhi.
Thuhet se “Topçinjtë” gjatë verës do provojnë ta transferojnë shqiptarin që luan për Maqedoninë e Veriut, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari është në formë të mirë dhe këtë e dëshmoi duke shënuar gol sot (e diele) kundër Real Betis.
Sipas Ondo Cero, Arsenal ka bërë ofertën e parë për Bardhin, por nuk dihet sa ka ofruar, mirëpo oferta është pëlqyer nga klubi spanjoll.
Bardhi këtë tri sezone në La Liga ka shënuar 16 gola, ndërsa kërkohet edhe nga Fiorentina dhe një klub nga Bundesliga, emri i të cilit nuk është bërë i ditur./arbresh.info.
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...
Befasohet Manchester City, pëson disfatë në udhëtim ndaj Bou...
Arrestohet në Liban një zyrtar i lartë i Hezbollahut
Reperi Stresi lirohet nga paraburgimi pas pagesës së dorëzan...