Kanë mbetur pa nënë. Por kjo drenushë dhe ky dre janë rritur nga dora e njeriut.
Ky është Gani Imeri, i cili u kujdes për to qysh nga lindja. Jo vetëm për këto, Imeri posedon në pronësinë e tij rreth 700 krerë drerësh.
Në fshatin Dumnicë të kominës së Vushtrrisë, është hapur ferma e drerëve e para në Kosovë dhe e para nga madhësia në Ballkan.
Brenda vitit e vizituar nga rreth 20 mijë vizitorë, ferma posedon 30 hektarë truall ku janë të ndara në dy pjesë.
Pronari i fermës, Gani Imeri tregon se që nga viti 2015 ka filluar me kultivimin e tyre ku fillimisht kishte blerë 40 drerë nga Hungaria.
Ai për arbresh.info thotë se aktualisht nuk përfiton asgjë nga to por në të ardhmen pretendon t’i fus në meny te ushqimit ose për shitje.
Intervista:
Këta drerë janë në përkujdesjen e tetë punëtoreve që sipas Imerit të gjitha shpenzimet për mbajtjen e tyre sigurohen nga xhepi i tij.
Intervista 2:
Në të ardhmen Imeri pretendon t’i sjell nga jashtë drerë të tjerë që të arrijë numër prej 1 mijë krerë drerësh./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...