Legjenda e Fenerbahçes, Dilmen: Po të ishte Muriqi te Besiktas do të shënonte shumë më shumë gola

23:06 | 27 Qershor 2020
A. B.

Fenerbahçe me dy golat në minutat shtesë të takimit ka realizuar fitore me rezultat 3-2 kundër Malatyasporit në kuadër të xhiros së 28 të Superligës së Turqisë.

Golin e parë për Fenerin e realizoi Vedat Muriqi, i cili arriti ta tund rrjetën e kundërshtarëve pas një goditje të topit me kokë në të 70-tën minutë.

Pas takimit ka folur ish-kapiteni i klubit të njohur turk, Ridvan Dilmen, i cili ka vlerësuar lojën e prizrenasit, ku ndër të tjerash ka treguar arsyen pse nuk po mund të realizojë shumë gola.

“Vedati është një qendër sulmues tipik. Ai do të realizonte më shumë gola po që se mesfusha do ta furnizonte me topa. A e keni vërejtur se shpeshherë po vjen deri ne mes të fushës për të marrë topa dhe ta nisur një aksion që normalisht duhet ta bënin mesfushorët”.

“Paramendoni sikur të luante te skuadra e Besiktasit. Ai do të ishte edhe më efikas dhe top realizator pasi mesfusha e ‘Shqiponjave të zeza’ është më produktive se e ‘Kanarinave të verdha’”, tha ndër të tjerash legjenda turke, njëkohësisht analist i futbollit.

Theksojmë se deri më tani 26-vjeçari ka realizuad 17 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat për Fenerin.

Ndryshe, shtatlartin prizrenas është në radarin e shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Tottenham Hotspurs dhe Lazion. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme