Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj e ka vlerësuar lartë rolin e ish-presidentit shqiptar, Ramiz Alisë në formimin e UÇK-së.
“Për këtë burrë [Ramiz Alinë] ngrihem në këmbë, përkundër mendimeve që të tjerët kanë për të. Ata që flasin nga larg mund të thonë çfarë të duan, ndërsa ata që flasin për një njeri pa njohur gjithmonë gabojnë edhe nëse e lavdërojnë e lëre më diçka tjetër”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Lexo Edhe:
Rusia i quan “fantazi” raportimet e NYT se ka paguar militantë afganë për të vrarë ushtarë amerikanë
“Ramiz Alia është bazamenti, buka, iniciativa dhe “PO”-ja e formimit të UÇK-së, sikurse kur tha NATO “po” bombardimeve mbi Serbi. Ky lejoi djemtë e parë nga Kosova të ushtrojnë në Shqipëri. Ilegalisht për Serbinë por legalisht për shtetin e tij”, shton më tej Haradinaj .
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se mjafton vetëm ky episod që të vlerësohet lartë roli i Ramiz Alisë.
Ai thotë më tej se Ramiz Alia e dorëzoi pushtetin komunistë në mënyrë shumë paqësore me vetëm tre viktima e që sipas tij edhe ato ishin nga dora e UDB-së dhe malazezëve, përcjell Telegrafi.
Haradinaj thotë se me Ramiz Alinë ka pasur raporte miqësore familjare.
Ai thotë se Ramiz Alia e ka trajtuar mirë UÇK-në por sipas tij gjërat kanë ndryshuar kur ka ardhur në pushtet Sali Berisha.
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos