Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22. Prishtina kishte kaluar Trepçën edhe në gjysmëfinale të plejofit.
Edhe finalja e plejofit ishte në mes të Besës e Prishtinës kurse triumfoi Besa. Tani Prishtina do të kërkoj suksesin në finale të Kupës, që luhet nesër nga ora 19.30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
Ndaj Trepçës, Prishtina ishte vazhdimisht në epërsi solide. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:9 në të mirë të Prishtinës.
Trepça – Prishtina 22:31 (9:13)
Trepça: B. Terziqi, Buqinca 1, Sejdijaj, Kelmendi, Maxhera, Smaka, A. Shabani 5, Nimani 1, Klinaku 4, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi 1, Abazxhiku 3, Cimili 2, Januzi, Abrashi
Prishtina: Terziqi 3, Beshiri 4, Abazi 3, Bajqinovci 4, Prekazi 6, Ramadani 1, Gjuka 1, E. Ademi, Sula 6, M. Ademi, Sherifi, D. Ramadani 1, H. Ramadani, Qela, Agushi 2, Beqiraj
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...