Nga ceremonia përkujtimore e mbajtur ditën e sotme në Qafë-Botë, në 76-vjetorin e gjenocidit ndaj popullsisë çame, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi se shteti ka detyrim për të punuar për çështjen çame.
“Më vjen që të ulërij nga dhimbja dhe i drejtohem në radhë të parë kryeministrit të Shqipërisë: Mos e harro Çamërinë”.
Idrizi theksoi se heqja e konceptit të minoritetit është një tradhti e radhës, ndërsa shprehu bindjen se shqiptarët e Çamërisë do lodhen të fundit deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Ne nuk ngatërrojmë popullin grek me të cilin duam të jetojmë si fqinj të mirë me bandat. Ne nuk i harrojmë kurrë kriminelët që vranë dhe masakruan të parët tanë.
Sa herë që vij këtu kuptoj se çfarë është për ne kjo varrezë monumentale dhe pse Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë që ne kemi sot.
Nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të bukur se sa të luftojmë për amanetin e të gjithë këtyre emrave që janë këtu sot.
Mitsotakis nuk ka pse të harrojë babain e tij që në vitin 1992 pranoi që të ngriheshin komisionet mikse dhe varrezat për çamët e vrarë.
Ne, po tenton të na mundë mungesa e një shteti serioz shqiptar dhe me dinjitet.
Më vjen që të ulërij nga dhimbja dhe i drejtohem në radhë të parë kryeministrit të Shqipërisë:
Mos e harro Çamërinë. Është dita për të thënë shqiptarë mos e harroni Kosovën dhe mos e harroni Dardaninë. Të njëjtën gjë bënë në gjyqin e Janinës në 1945, kur babanë tim 2-vjeç e shpallën kolaboracionist.
Pas luftës së vazhdimshme të UÇK-së u ngjallën zërat që edhe shqiptarët paskan vrarë.
Tani Kosovës po i drejtohet gishti sepse shtetarët tanë kanë nënshkruar marrëveshje që nuk i kanë kuptuar. Të ngrihet në Prishtinë muzeu i Holokaustit për viktimat e luftës. 27 qershori është dita e njohur nga parlamenti për gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë.
Turp i madh. Kur ne kemi kërkuar që varrezat e çamëve të futen në guidat turistike asgjë nuk është bërë. Shteti ka detyrim për të punuar për zgjidhjen e çështjes çame. Kur ne kërkojmë heqjen e ligjit të luftës këtu bëhet ligji për varrezat e grekëve dhe toponimet.
Sot na thonë se duhet të negociojmë për emrin Çamëri në tekstet shkollore.
Ne nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. I drejtohem kryeministrit se nuk mund të jetë te koshat e basketbollit duke na folur me arrogancë ndërsa te grekët shkon kokulur.
Si është e mundur që Shqipëria doli me 9 minoritetet ndërsa Kosova ka 6. Si është e mundur që ne e dimë që gjysma e Shqipërisë është jashtë Shqipërisë politike dhe pushtetarët tanë bëjnë të paditurin.
Nuk mund ta nxjerrë Shqipërinë me 9 pakica. Heqja e konceptit të zonave minoritare është një tradhti e radhës. Ministri grek dhe një zyrtar i joni përdorin të njëjtin koncept.
Nuk mund të shpërngulen në Kukës dhe të vënë aty dy tabela. Është edhe VKM-ja se nëse janë 300 veta vihen dy tabela dhe qeveria shqiptare sërish ka luajtur mendsh dhe ia ka premtuar Greqisë.
Bashkia e Konispolit nuk ekzistonte në hartën e rilindjes. Pas censusit Himara dhe Konispoli u bë dy gjuhësh.
Si mund të jenë ato minoritare o të marrë. I bëj thirrje 300 tifozëve të Juventusit të na shpallin italianë. PDIU nuk bëhet me ata që duan për llogaritë e tyre dhe për vota, por vetëm me atë që do Çamërinë dhe Shqiptarinë.
Ky gjenocid në histori i ktheu në martir këta që dergjen këtu. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit. Për ne Çamëria është bekim. Rroftë Çamëria, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria”, tha Idrizi.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...