Vushtrria arrin finalen e Kupës së Kosovës

20:44 | 27 Qershor 2020
A. B.

Vushtrria është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Vushtrria të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:30. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja, por edhe Vushtrria u ka besuar njomakëve që i ka në përbërje. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 në të mirë të Vushtrrisë.

D. Kasumi ishte më efikasja te Vushtrria me 7 gola. Te Prishtina 11 gola i shënoi E. Kurteshi.

Vushtrria nesër takohet në finale të Kupës me Istogun. Ndeshja luhet prej orës 17:00.

Vushtrria – Prishtina 38:30 (20:11)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 3, Rama 6, Zymberi 3, Preniqi, Paci 4, Ramabaja 5, Rrahmani 3, R. Gubetini 4, Selaci 2, Kasumi 7, Terstena 1, Tahiri

Prishtina: Arifi, Shala 2, Kurteshi 11, Krasniqi 3, Hashani 2, Shala 5, Behluli, Konxheli 5, Ajvazi 2, Sadiku

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme