Vedat Muriqi ka regjistruar një paraqitje fenomenale sot, në kuadër të Superligës së Turqisë.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pati paraqitje shumë të mirë, në fitoren 3:2 të Fenerbahce kundër Malatyaspor, shkruan lajmi.net.
Muriqi ishte i pari që gjeti rrugën e golit në ktë ndeshje, kur në minutën e 70’ shënoi me kokë për 1:0.
Fenerbahce humbi fokusin dhe u përmbys brenda tetë minutave, kur Ndayishimiye shënoi në minutën e 81’ dhe Donald në minutën e 89’.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe Muriqi pati forcën edhe për një asistim për Ozan Tufan, ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë për 2:2.
Rezultati final dhe përmbysja e dytë e këtij takimi erdhi në minutën e fundit, kur Ozan shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj radhe i asistuar nga Ferdi Kadioglu.
Me këtë fitore, Fenerbahce numëron 46 pikë në pozitën e 6, kurse Malatyaspor shkon në 29 pikë për pozitën e 14.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën