Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar sot Përfaqësuesen e Përhershme të Shteteve të Bashkura të SHBA’së në NATO, Kay Bailey Hutchinson, me të cilën kanë diskutuar rreth aspiratave të Kosovës për t’u bërë pjesë e paktit euroatlantik.
Haradinaj Stublla thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO.
“Ishte nder i veçantë për mua të takoj Ambasadoren Hutchinson. Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkrahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë ajo pas takimit në Bruksel me Hutchinson.
Ministrja Haradinaj-Stublla ndër të tjera ka thënë se Kosova është e gatshme për të ecur përpara drejt integrimit të plotë në NATO, dhe se ky rrugëtim do ta bëhet me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin e saj të përhershëm – ShBA-të.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sipas Ministres Haradinaj-Stublla, do të thotë më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike.
Greatest honor to meet Amb. Hutchison @USAmbNATO at @USNATO.
?????#UnitedStates’ strong support to enhance #Kosovo’s military capabilities for a modern @NATO-compatible defense force – is of supreme significance. #US is #Kosovo’s guiding light in its aspiration to join NATO! https://t.co/xHscuz3iE4
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) June 27, 2020
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...