Google ADS

Në Gjilan do të bëhet dezinfektimi hapësinor

16:52 | 27 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e parë e dëzinfektimit hapësinor dhe kështu edhe këtë vit është paraparë që ky projekt të bëhet në tri faza.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon me këtë projekt ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë të nisë me datën 30.06.2020 në ora 19:30 deri në orën 24.00.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes I vecante duhët të kenë edhe bletarët.

Njoftohen bletarët për kujdes të shtuar që ti mbajnë të mbyllura bletët prej orës 19.30 deri 05.00 të mëngjesit gjat këtyre ditëve për shkaqe sigurie.

Dezinsektimi fillon nga lagja ,,Zabeli’’, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim I mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë.

Në ditët në vijim do të përfshihen lagjet tjera Dardania, Kodra e Dëshmorve, Bregu i Djegur si dhe tërë lagjet e hapsirat tjera të qytetit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjëve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi I Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme