Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Card Bildt, nëherësh edhe ish-kryeministër i Suedisë, ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.
E deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarata e Bildt është e dyshimtë dhe deklaratë linçuese.
Carl Bildt përmes një shkrimi ka treguar ngjarjet që mund të ndodhin tash pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
Bildt, ka thënë se nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë Presidenti Hashim Thaçi praktikisht përballet me arrestimin, “dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem. Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”.
Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ka thënë se këto deklarime janë të dyshimta dhe linçuese.
Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter tha se deklaratat e tilla linçuese nuk janë aktgjykim dhe as nuk e bëjnë dikë të jetë fajtor.
“I dashur Carl Bildt, deklarata linçuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar, por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndesishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, i ka reaguar Hoxhaj në Twitter.
Por, menjëherë pas këtij reagimi të Hoxhajt, erdhi edhe reagimi i Carl Bildt, duke ia kthyer deputetit të PDK-së, se stabiliteti dhe fuqia e Kosovës është pika kyqe e jo qëndrimet individuale.
“Kjo është pikërisht ajo çfarë ne mendojmë. Stabiliteti dhe fuqia e Kosovës është kyqe pikërisht tani – jo qëndrimet individuale”, ka shkruar Bildt.
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...