Liverpooli edhe matematikisht e ka siguruar titullin e Ligës Premier, pas fitores 2-1 të Chelseat ndaj Manchester Cityt në të enjten e kësaj jave.
The Blues mposhtën Citizens në kuadër të javës së 31-të, e që i lejuan The Reds-ve të shkojnë në diferencën prej 23 pikësh kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur.
Lojtarët dhe tifozët kanë festuar me ora të tëra në Liverpool, ndërsa Jurgen Klopp ka pasur kohë të deklarohet edhe rreth transferimit të mundshëm të anëtarit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Trajneri gjerman ka thënë se fanella e kuqe do t’i rrinte mirë anësorit anglez, por nuk e di nëse mund të realizohet.
“Një fanellë e kuqe do t’i qëndronte shumë mirë Jadon Sanchos. Por, nuk mendoj se një transferim i tillë mund të ndodhë në këtë verë”, ka thënë Klopp.
“Është një lojtar shumë interesant. Nëse ai kalon te Liverpooli, do të ishte një befasi e madhe”, ka thënë më tej strategu i skuadrës angleze.
Në garë për Sanchon janë edhe skuadra si, Manchester United, Chelsea, Manchester City e Real Madridi, gjersa Dortmundi kërkon mbi 120 milionë euro nga shitja e tij./telegrafi
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...