Google ADS

Hoxhaj i reagon Bildt-it rreth deklaratës së tij për aktakuzën e Speciales

14:11 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar Carl Bildt-it, pasi ky i fundit ka komentuar rrjedhën e ngjarjeve pas aktakuzës së Gjykatës Speciale për Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.

Hoxhaj, në Twitter iu është drejtuar bashkëkryesuesit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt.

Hoxhaj, tha se deklaratat e tilla lincuese nuk janë aktgjykim dhe se nuk e bëjnë askënd fajtor.

“I dashur Carl Bildt, deklarata lincuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndësishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme