125 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Iran

13:59 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Iran, 125 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.364, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.456 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 220.180.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 180.661 persona, ndërkohë që 2.928 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.583.542 teste.

Lari shtoi se provincat Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Razavi Koharasan janë cilësuar si “zona të kuqe”, ndërsa provincat Azerbajxhani Lindor, Sistan-Balochistan, Bushehr, Loristan dhe Gulistan llogariten si rajone me rrezikshmëri.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme