Google ADS

Përleshje në qendër të kryeqytetit, Policia përdor sprej për t’i shpërndarë

12:53 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Një rrahje ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Si pasojë i lënduar ka mbetur një person nga një mjet i mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili thotë se për të sqaruar rrethanat janë duke u zhvilluar hetimet nga njësitet kompetente

“Me datën: 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje ne progres ne Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dal menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur ne personat te cilët dyshohet se janë përfshirë ne rrahje. Nje person raportohet te jet lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për te sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thotë Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme