Kryeministri Avdullah Hoti ka lavdëruar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se është arritja më e madhe e organizimit për të fituar pavarësinë.
Ai thotë se këtë e legjitimon pikërisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, raporton portali arbresh.info.
“Zhvillimet e fundit politike në veçanti e kanë ndërruar pak dinamikën e agjendës tonë si Qeveri, tash pas njoftimit për dorëzimin e aktakuzës së nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është arritja më e madhe e organizimit tonë për të fituar pavarësinë, kjo luftë është e shenjtë për popullin e Kosovës, kjo luftë ka sjellë lirinë dhe pavarësinë, dhe në fakt akti i shpalljes së pavarësisë, një fakt i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë plotësisht e legjitimon luftën për liri dhe pavarësi”, thotë Kryeministri.
“E dyta duhet të pajtohemi dhe të respektojmë parimin e drejtësisë, prezumimi i pafajësisë derisa nuk ka një vendim nga gjykata kompetente”.
Tutje kryeministri Hoti thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se takimi në Uashington do të ndodhë, por që së shpejti pritet të caktohet data e re.
“Çështja e fundit është procesi i dialogut, pavarësisht ndryshimeve, ne mbesim të përkushtuar për procesin e dialogut si Qeveri, besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, e njëjta gjë na është kërku edhe nga ata zyrtarë që dje kemi takuar. Është me interes për shtetin e Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejt duke qenë se ka interesim të madh nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, kemi shtyrë takimin e paraparë për 27 qershor. Pas diskutimeve me Grenell jemi dakorduar që ta shtyjmë për një datë që pritet të ndodhë së shpejti, ku do të njoftoheni ju”, deklaroi kryeministri Hoti.
Kryeministri i bëri këto komente në një konferencë shtypi pas kthimit nga Brukseli./arbresh.info/
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...