Erling Haaland është dëshira kryesore e Real Madridit për repartin ofensivë.
Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer këtë edicion, fillimisht me RB Salzburg e pastaj nga janari me Borussia Dortmundin.
Në 39 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me të dyja klubet, Haaland ka shënuar 44 gola dhe ka bërë 10 asistime duke zgjuar interesimin e ekipeve të mëdha.
Dortmund e transferoi yllin norvegjez për vetëm 20 milionë euro, por vlera e tij është shumëfishuar tani.
Përveç Real Madridit që e ka objektiv kryesor lojtarin, interesim për të kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë si Juventus, Manchester United e Paris Saint Germain.
Por norvegjezi ia ka mbyllur dyert të gjitha skuadrave, duke thënë se nuk mendon largimin nga Dortmund.
“Nuk mendoj shumë për të ardhmen, jetoj me të tashmen dhe vendosa që t’i bashkohem Dortmundit me shumë bindje”, tha Haaland.
“Dortmund është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe unë kam nënshkruar një kontratë afatgjate”.
“Tani nuk e mendoj fare largimin pasi jam i lumtur te Dortmundi”, përfundoi Haaland.
19-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Borussia Dortmundin deri në verën e vitit 2024, por pasi është nën menaxhimin e menaxherit Mino Raiola gjithçka mund të ndodh dhe largimi i tij nuk do të ishte një befasi. /Telegrafi/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...