Google ADS

Shkencëtart paralajmërojnë se tregjet janë ‘bombë’ për përhapjen e një epidemie

10:40 | 27 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Sipas shkencëtarëve, tregjet mund të jenë një ‘bombë’ për përhapjen e koronavirusit dhe epidemive tjera.

Minjtë që shfaqen tregun e Vitenamit dhe në restaurantet në Azinë Juglindore janë bartës të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Numri i mostrave pozitive u rrit sepse kafshët e egra lëvizën “nga fusha në pjatë”, gjë që tregon se ata “kapën” një virus gjatë rrugës.

Megjithëse llojet e zbuluara ndryshojnë nga ato të Covid-19 dhe nuk konsiderohen të rrezikshme për njerëzit, shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh që kafshët e egra mund të jenë inkubatorët kryesorë të infeksionit.

Përzierja e koronavirusëve të ndryshëm dhe rritja e dukshme e numrit të tyre në zinxhirin e furnizimit gjatë rrugës për në restorante, tregon se “ekziston një rrezik i madh për konsumatorët” të infektohen, tregoi një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë dhe vietnamezë, i cili duhet rishikiuar edhe njëherë.

Shumë besojnë se origjina e pandemisë aktuale është tregtia me kafshë të egra, se sëmundja fillimisht u shfaq në mes të lakuriqëve, dhe më pas u përhap nga ata te njerëzit përmes, si ende të paidentifikuar, specie të tjera kafshësh.

Shkencëtarët thonë se numri i të prekurve me Covid-10 në Vietnam u rrit, ku 6% e të infektuarve ishin gra që punonin nëpër tregje, tregtarët 21% dhe 56% nga restaurantet.

Studimi u krye në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit të kafshëve nga Vietnami, të cilët po mendojnë të ndalojnë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra. Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “bioRxiv” dhe ende janë në pritje të rishikimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme