Google ADS

Rrëzohet muri i një shtëpize, ndërron jetë një person në Obiliq

08:51 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Një shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Milloshevë në Obiliq.

Policia njofton se të lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë ndërsa si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë, shkruan arbresh.info.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i i plotë i policisë së Kosovës:

Fsh. Milloshevë, Obiliq, 26.06.2020-15:06.Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme