Google ADS

Një person në Skenderaj goditet me grushte dhe i vidhet kuleta me 2 mijë euro

08:35 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Një person është goditur me grushte në Skenderaj nga një i dyshuar mashkull dhe më pas i njëjti i kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe 2 mijë euro.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj, ndërsa ende nuk është identifikuar vendodhja e të dyshuarit, shkruan arbresh.info.

Rasti është nën hetime, njofton policia.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Skenderaj, 26.06.2020-21:21. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ishte goditur me grushte dhe pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nga xhepi ia kishte nxjerr kuletën dhe ia kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe dymijë (2000) €.Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj. Deri me tani nuk është identifikuar vend ndodhja e te dyshuarit. Rasti nën hetime./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme