Temperaturat e larta favorizojnë plazhin, ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

08:23 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të para të ditës.

Por në orët vijuese do të shtohen vranësirat dhe reshjet e shiut kryesisht në zonat veriore si fillim dhe në vijim përfshijnë zonat lindore dhe jugore.

Ndërsa rajoni qendror do të përfshihet pjesërisht. Pritet që mbrëmja të rikthejë motin e kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 – 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme