Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit rajonal të Ferizajt, ka bërë të ditur se ky spital ka hapësirë për trajtimin e vetëm pesë pacientëve me koronavirus.
Pas mbingarkesës së Klinikës Infektive, në vend kanë nisur që spitalet rajonale të trajtojnë rastet me COVID-19. Megjithatë, drejtuesit e Spitalit të Ferizajt janë ankuar se ka pak hapësirë e kuadër të kufizuar.
“Ne repartin e Pediatrisë e kemi zhvendosur në një hapësirë tjetër, për shkak të aspektit fizik të ndarjes. Aty kemi pesë dhoma dhe aty tash e tutje do të fillojmë të trajtojmë rastet e dyshuara dhe ata që kanë simptomatologji të lehtë. Në takimin e fundit jemi dakorduar të zbatojmë protokollet e njëjta si në Klinikë Infektive edhe në spitale të përgjithshme”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.
Ai ka shtuar se kanë planin B, në rast të mbingarkesës.
“Shpresojmë që kjo gjendje të kontrollohet, por gjithmonë kemi edhe planet sekondare apo planin B. Në qytetin tonë ekziston një hapësirë ku ekziston Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, objekt i ri. Ne së bashku me kryetarin e komunës, në kuadër të shtabit të përgjithshëm, kemi bërë plan konkret që do t’ia prezantojmë edhe ministrit Zemaj, që të na suportojë në rast se eskalon situata për ta funksionalizuar. Sa i përket kuadrit, Spitali i Ferizajt, është i kufizuar. Ne kemi vetëm një infektolog. Kemi pasur dy, por njëri është dërguar në QKUK, Klinikën Infektive që të japë kontributin atje”, ka shtuar Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se në pesë dhomat e destinuara për rastet me COVID-19 do të kryhen testimet e në bazë të gjendjes së pacientëve do të vendoset për hospitalizim apo nëse ka nevojë edhe për dërgim në Infektive.
“Për vetë faktin që rastet janë të dyshuara, s’kemi të drejtë të vendosim dy pacientë në një dhomë. Duhet të kemi vetëm një pacient në një dhomë deri të bëhet testimi dhe të dalë rezultati. Ky është kapaciteti, me pesë dhoma, për pesë pacientë. Do të vendosim nëse do të trajtohen në shtëpi apo në spital. Rastet që përkeqësohen, në bashkëpunim me Klinikën Infektive do të trajtohen në QKUK”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se kardiologët, internistët e anesteziologë do të përfshihen në stafin e mjekëve që duhet të kujdesen për të trajtuar rastet me COVID-19.
Ka shtuar se po i testojnë vetëm personat që hospitalizohen dhe shfaqin simptoma si ethe, temperaturë, kollitje e frymëzënie.
Për lehtësimin e masave ka deklaruar se “duke njohur nivelin shëndetësor jo të kënaqshëm, e vetmja mundësi që ta menaxhojmë është që si popull të jemi të kujdesshëm”.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...