Cakaj takohet me Grenell: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës

00:50 | 27 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me ambasadorin Richard Grenell, me të cilin bisedoi për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, ku sipas Cakajt nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës e as nxitim për marrëveshje të dëmshme.

Kështu bëri të ditur vet Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera theksoi se me Grenell ka biseduar edhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell. Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, shkruan Cakaj.

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillim ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë më tej Cakaj.

Ai theksoi se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme