Ronaldo ka shënuar tjetër gol në Serie A, në fitoren 4-0 të Juventusit. Juve tani ka shkuar në kuotën e 69 pikëve, duke i bërë edhe më shumë presion Lazios dhe Interit, që gabuan xhiron e kaluar.
Juventusi ka marrë tri pikë të tjera në Serie A.
Zonja e Vjetër e ka mposhtur 4-0 Leccen në Juventus Stadium në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28 në Serie A, raporton Gazeta Express
Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa ndeshja mori kaheje tjetër nga minuta e 32’, pasi Fabio Lucioni i Lecces u ndëshkua me të kuq.
Serinë e golave e hapi Paulo Dybala në minutën e 53’, për të vazhduar me CR7 në minutën e 62’, më pas Gonzalo Higuain në atë të 83’ dhe për fund, për 4-0, Matthijs de Ligt në minutën e 86’.
Për Ronaldon ishte goli i 23 në Serie A, rekordi më i mirë me Juven dhe i 27-ti në total këtë sezon, një larg sezonit të parë me Zonjën e Vjetër.
Juve tani ka shkuar në kuotën e 69 pikëve, duke i bërë edhe më shumë presion Lazios dhe Interit, që gabuan xhiron e kaluar. /Gazeta Express.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...