Google ADS

Hoxhaj, dy deputetëve gjermanë: Si miq të Kosovës dhe miq të mi, është gabim të bëni paragjykime politike nga Berlini

23:14 | 26 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, u ka reaguar dy deputetëve gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët sot dolën me deklaratë të përbashkët rreth çështjes së Gjykatës Speciale dhe thanë se Parlamenti i Kosovës s’duhet të pajtohet me përpjekjet për ta shuar atë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter tha se ai si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk është në dijeni se dikush po dëshiron t’i shfuqizoja Dhomat e Specializuara.

Hoxhaj, tha se Kosova si vend po vepron me dinjitet dhe iu drejtua të dy deputetëve duke iu thënë se “si miq të Kosovës dhe si miq të mi, është gabim të bëni paragjykime politike nga Berlini”.

“Si deputet, unë nuk jam i dijeni se ndokush po dëshiron të shfuqizojnë Dhomat e Specializuara, dhe se dikush po përhapë dezinformatë. Si vend, ne po veprojmë me dinjitet. Si miq të Kosovës dhe miq të mi, është gabim të bëni paragjykime politike nga Berlini.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Raportuesit për Ballkanin Perëndimor në Komitetin e Jashtëm të Bundestagut nga CDU/CSU-ja, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, kanë dalë sot me një deklaratë publike mbi ngritjen e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Nëpërmjet deklaratës ata thane se zhvillimet në Kosovë po ndiqen nga afër në Gjermani, ndërsa theksojnë se Dhomat Speciale janë institucione përbërëse të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe nuk janë organ juridik i huaj që gjykon qytetarët e Kosovës.

Beyer dhe Schmidt flasin gjithashtu se brenda parlamentit të Kosovës ka përpjekje për të shfuqizuar bazën ligjore të Prokurorisë Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme