Kreu i Sekretariatit të Sigurisë Qytetare në kryeqytetin Mexico City, Omar Garcia Harfuch, ka fajësuar Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) për një sulm kundër tij me herët gjatë ditës si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Këtë mëngjes u sulmuam nga CJNG, dy kolegë dhe miq të mi humbën jetën. Unë kam tre plagë plumbash dhe disa pjesë të thyera të trupit”, shkroi Harfuch në twitter.
Komentet e tij erdhën pasi kryetarja e qeverisë së kryeqytetit Mexico City, Claudia Sheinbaum, në një konferencë për media tha se viktimat ishin dy truproja të shefit të sigurimit dhe një grua që po voziste në zonë gjatë kohës së sulmit.
Sheinbaum tha se 12 të dyshuar janë ndaluar lidhur me atentatin e dështuar që ndodhi rreth orës 6:38 të mëngjesit sipas kohës lokale, gjatë të cilës sulmuesit qëlluan ndaj automjetit të shefit të policisë.
Sipas Sheinbaum, shefi i policisë, i cili u plagos gjatë sulmit, është “mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”.
CJNG konsiderohet karteli me rritje më të shpejtë dhe një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Meksikë. Vitin e kaluar, rreth 2 mijë llogari bankare të grupit u ngrinë nga qeveria dhe nga Harfuch janë kryer disa operacione kundër kartelit.
Bitcoin shpërthen kufijtë, prek 80 mijë dollarë për herë të ...
Sulm me thikë në Londër, vritet një person, plagosen dy të t...
Calhanoglu: Më vjen keq që sot humba penalltinë e parë për I...
Telefonata e Trump me Putin për Ukrainën/ Kievi: Nuk jemi të...
Nesër seanca për buxhetin, Tahiri: Është i parakohshëm, duhe...
Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, pritet të flasë edhe për...